Receta për iftar: Qofte me salcë në furrë

Ushqime

Receta për iftar: Qofte me salcë në furrë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:22
Qofte me salcë në furrë

Guxoni të përzieni një recetë tradicionale si pasha qoftet me diçka praktike duke realizuar një recetë që kërkon pak minuta.

Përbërësit:

[?]  12 qofte (pasha qofte)

[?]  400 ml salcë domatesh

[?]  2 thelpinj hudhër

[?]  vaj ulliri

[?]  1 lugë çaji sheqer kaf

[?]  100 ml ujë

[?]  kripë

[?]  rigon

Përgatitja:

Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcë domatesh.

Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon.

Shtoni ujin dhe më pas pasha qoftet.

Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat