Kosi është çelësi për kebapin e pulës të gatuar në mënyrë perfekte në skarë

Ushqime

Kosi është çelësi për kebapin e pulës të gatuar në mënyrë perfekte në skarë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:36
Ilustrim

Mish pule i butë në kebap. Ndoshta mund ta keni provuar më parë, por kjo është receta që e bën kebapin e skarës të mos jetë shumë i thatë, në sajë të një përbërësi të veçantë. Kosi!

Sipas ‘thekitchn’, “kosi ndihmon të zbusni mishin ndërsa gjithashtu shton një shumëllojshmëri aromash dhe erëzash”. Në këtë rast, erëzat e lartpërmendura janë specat, spec i kuq dhe rozmarinë.

Pula është shoqëruar edhe me feta qepe të kuqe dhe speca ‘zile’, por përsëri ju mund të përdorni çdo gjë që ju pëlqen. Kungulli i njomë gjithashtu do të jetë një super zgjedhje. E vetmja gjë e rëndësishme të theksohet këtu është se në qoftë se ju jeni duke përdorur shkopinj druri për kebapin në vend të atyre prej hekuri, do t’ju duhet për t’i hedhur ato në ujë për rreth 30 minuta para se të mund të shtoni përbërësit në to. Kjo ndihmon në parandalimin e djegies së shkopinjve! Këto do të jenë shumë të shijshme në një pjatë me pak xaxiki, apo s’kemi të drejtë?

Përbërësit:
1 ½ filxhan kos grek
½ filxhan lëng limoni
1 ½ lugë gjelle paprika
1 ½ lugë rozmarinë e grimcuar
1½ lugë gjelle kripë
½ lugë gjelle hudhër pluhur
Kofshë pule të prera në copa
¼ qepë e kuqe, të ndara në unaza dhe të prera
1 spec i kuq ‘zile’
1 lugë gjelle vaj ulliri
¼ lugë çaji piper

Udhëzime:
Bashkoni të gjithë erëzat në një tas të madh si dhe kosin, lëng limoni, 1 ¼ lugë çaji paprika, rozmarinë, kripën dhe hudhër pluhur. Shtoni copat e pulës dhe trazojini. Mbulojini dhe marinojii në frigorifer për të paktën 1 orë. Vendosni qepët dhe specat në një tas të mesëm. Hidhni vaj ulliri, ¼ lugë çaji me kripë dhe piper.

Ngroh paraprakisht skarën në zjarr të mesëm. Nëse përdorni shkopinj druri, zhytini në ujë të ngrohtë për të paktën 30 minuta. Lyejini me pak vaj me një furçë. Shkundni copat e pulës nga salca e tepërt dhe vendosini bashkë me pjesët e qepës dhe specave në 6 shkopinj. Piqini në skarë për 12 deri në 15 minuta, duke i kthyer përgjatë gatimin. Shërbejini menjëherë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat