Kek kaprez

Ushqime

Kek kaprez

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 23:35
Kek kaprez

Përgatitja: 30’, Pushimi: 40-45’

Përbërësit për 4 persona:

70 gr gjalpë

60 gr sheqer pluhur

1 vezë

1 e verdhë veze

70 gr çokollatë fondente

50 gr bajame të qërruara

Sheqer pluhur për zbukurim (sipas nevojës)

Përgatitja:

Përzieni bajamet e qëruara me ¼ e sheqerit dhe bluajini në një mikser. Në një enë shkrini çokollatën fondente në banjëmari ose në mikrovalë. Në një tjetër punoni mirë gjalpin e shkrirë në temperaturë ambienti me sheqerin e mbetur. Merrni vezën e plotë dhe ndani të bardhën nga e verdha. Shtoni dy të verdhat në brumin e gjalpit dhe sheqerit dhe vazhdoni ta punoni. Shtoni edhe çokollatën e shkrirë si dhe bajamet e bluara. Rrihni të bardhat e vezëve dhe kur të jenë gati shtojini ngadalë në përizerjen e mësipërme duke përdorur një shpatull dhe duke i trazuar nga poshtë – lart. Mbushni më përzierjen ¾ e një forme keku që e keni lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell paraprakisht ose e keni veshur me letër furre. Piqeni në furrë në 160oC për rreth 40 – 45 minuta. Lëreni të ftohet, hiqeni nga forma dhe spërkateni me sheqer pluhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat