Si ta ruani ushqimin në temperatura të larta?

Ushqime

Si ta ruani ushqimin në temperatura të larta?

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Shumë sëmundje transmetohen përmes ushqimit të kontaminuar. Njerëzit e infektuar me mikroorganizma ushqimi mund të mos kenë simptoma, kanë vetëm çrregullime në bark, por gjithashtu mund të hyjnë një gjendje dehidrimi të rëndë (humbje të sasive të mëdha të lëngjeve trupore) dhe çrregullime të përgjithshme që mund të sjellin edhe vdekjen.

Në kushte të zakonshme nga një baktere, mbi 2 000 000 baktere mund të zhvillohen në vetëm shtatë orë.

Pra, kur blini ushqimet në temperatura të nxehta duket të keni parasysh disa gjëra si datën e skadimit, pamjen e jashtme.

Produktet që prishen lehtë, duhet të blihen vetëm në dyqane ku këto produkte mbahen në frigorifer.

Sigurohuni që të shikoni datën e prodhimit dhe datën e përdorimit.

Kushtojini gjithashtu vëmendje si duken në pamje të parë të ushqimeve (p.sh. mishi – karakteristikat për ngjyrat, për llojin e mishit, erën, qëndrueshmërinë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat