Oriz integral me lakërishtë dhe domate qershi

Ushqime

Oriz integral me lakërishtë dhe domate qershi

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 17:39
Oriz integral me lakërishtë dhe domate qershi

Përbërësit:

300 gr oriz integral
150 gr djathë Brie ose kaçkavall të butë
3 domate qershi
gjethe borzilok
3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
pak lakërishtë (rukola, arugula)

1 karotë e prerë
kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht lani lakërishtën dhe domatet qershi (hiqini farat dhe pritini në kubikë), shtoni kripë, piper, pak vaj ulliri dhe gjethet e borzilokut të prera hollë dhe të gjithë këtë masë lëreni mënjanë.

Përgatisni orizin duke e hedhur në ujë me kripë, ziejeni 10 minuta, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Mandej shtoni pak vaj ulliri tek orizi, dhe më pas të gjithë përbërësit e përftuar më parë, dhe në fund djathin të prerë në kubikë.

Përziejini së bashku të gjitha.

Pjata shërbehet e ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat