A mund të jetojë njeriu vetëm një lloj ushqimi?

Ushqime

A mund të jetojë njeriu vetëm një lloj ushqimi?

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:33
Patate

Andrew Taylor ishte bërë i njohur gjatë vitit të kaluar, pasi që ishte zotuar se për një vit nuk do të konsumojë asgjë tjetër përveç patateve të bardha të ëmbla.

Ai përkohësisht kishte përdorur edhe salcë domatesh, kripë dhe mëlmesa, por vetëm si shtesa. Po ashtu kishte marrë vitamina B12,por për mëngjes, drekë dhe darkë kishte ngrënë vetëm patate.

Katër herë kishte testuar gjakun gjatë vitit dhe thotë se rezultatet ishin normale. Ai madje humbi edhe peshë dhe pavarësisht kësaj tha se ndihej plot energji.

“Nëse zgjidhni të konsumoni vetëm një ushqim, atëherë merrni patate”, ka thënë Taylor.    

Megjithatë, nuk është mirë të konsumosh vetëm një ushqim. Për të mbijetuar na nevojiten 20 aminoacide, prej të cilave dhjetë janë esenciale, që do të thotë se organizmi ynë nuk mund t’i prodhojë vetë dhe duhet t’i marrim përmes ushqimit, si dhe shumë minerale dhe vitamina. 

Ndryshe, nëse bazoheni të konsumoni vetëm patate, në fund do të keni nevojë për vitamina dhe minerale. Andaj aty janë edhe patatet e ëmbla, të cilat i takojnë një familjeje krejtësisht tjetër, por kanë shumë vitamina A dhe E.

Ata që konsumojnë këto lloj patatesh nuk sëmuren nga skorbuti, i cili paraqitet për shkak të mungesës së vitaminës C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat