Ushqimet që mënjanojnë erën e keqe të gojës

Ushqime

Ushqimet që mënjanojnë erën e keqe të gojës

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:18
Ilustrim

Studiuesit kanë përpiluar një listë me ushqimet e rekomanduara për shmangien e erës së keqe të gojës, hidratimin e trupit, si dhe përmirësimin e sistemit tretës.

Era e keqe e gojës është një shqetësim i shpeshtë, prej të cilit, sipas ekspertëve, vuajnë një në katër persona. Ndër shkaqet kryesore nuk është vetëm duhanpirja dhe higjiena e keqe orale.

Era e keqe e gojës varet edhe nga ushqimi që ne konsumojmë. Ajo çfarë ne hamë mund të influencojë në erën e keqe të gojës, duke e rënduar dhe duke e bërë të padurueshme.

Problemi

Mbetjet e ushqimore në dhëmbë lejojnë bakteret e pranishme në gojë të aktivizojnë një transformim metabolik dhe pastaj një shpërbërje të ushqimit përgjegjës për zhvillimin e komponimeve të përgjegjshme për erën e keqe.

Ndaj dhe për të pasur një frymëmarrje të freskët dhe aromatike është e këshillueshme ndjekja e një diete ushqimore të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Kungujt

Në top listën e ushqimeve të rekomanduara janë kungujt. Të pasur me mikroelement dhe me ujë, kryejnë një funksion rifreskues që lejojnë një oksigjenim më të mirë të gojës.

Çaj jeshil

Falë pranisë së lartë të antioksidantëve, mes të cilëve polifenolet dhe bioflavonoidet, cilësohet si një antibakterial natyral për gojën dhe dhëmbët. Këto substanca, në fakt, jo vetëm që ndihmojnë për të luftuar plakjen, por neutralizojnë përbërësit e përgjegjshëm për erën e keqe të gojës. Në të njëjtën kohë, konsumimi i çajit jeshil ndihmon edhe në parandalimin e kariesit.

Qershi

Jo vetëm të shijshme. Falë pranisë së vitaminës C, me të cilën rezultojnë tejet të pasura, qershitë stimulojnë prodhimin e pështymës. Qershitë kontribuojnë në mbajtjen e gojës sa më të freskët, si dhe reduktojnë prodhimin e substancave që stimulojnë kalbëzimin e ushqimit që në gojë.

Dardha

Përveçse është një rezervuar i vitaminave C, B1, B2, B6, përmban gjithashtu fibra, kripëra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, si dhe 4-5 për qind sheqer, karotinë, acide organike etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, janë pastruese të zorrëve dhe japin energji. Kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak. Në saje të përmbajtjes së hekurit dardhat bëjnë mirë për luftimin e anemisë.

Karafili

Karafili si erzë është një zëvendësues i mirë i karameleve klasike që përdoren për aromatizimin e gojës. Kjo erzë, falë përmbajtjes së lartë me antioksidantë dhe polifenole, ndihmon në mbrojtjen e dëmtimeve të shkaktuara në qeliza, si pasojë e mikrobeve dhe stimulon energjinë në secilën pjesë të trupit.

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve. Mjafton që karafilin ta vendosni në hapësirat ku ndieni dhimbje, për ta lehtësuar atë. Prania e substancave në karafil, përveçse ju dhuron aromë të këndshme, ndihmon edhe në pastrimin e baktereve nga goja.

Limoni

Në saje të përmbajtjes së vitaminës C, limoni, përveçse i zbardh dhëmbët, ndihmon gjithashtu në luftën kundër një enzime përgjegjëse për erën e keqe të gojës.

Drithrat

Fibrat, të cilat gjenden në tërshërë, oriz dhe elb, bëjnë të mundur mbajtjen e dhëmbëve më të pastër nga mbetjet ushqimore. Normalizojnë dhe përmirësojnë funksionimin e florës së zorrëve, duke favorizuar përpunimin e ushqimit në traktin e zorrëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat