Patatet lejla ndihmojnë me kancerin e zorrës së trashë

Ushqime

Patatet lejla ndihmojnë me kancerin e zorrës së trashë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 10:47
Patatet lejla

Konsumimi i patateve lejla mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës se trashë, të paktën kështu është thënë në një studim të realizuar në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë.

Tek disa testime të realizuara me derra, është parë se ata që janë ushqyer me këto patate kanë pasur nivele më të ulëta për gjashtë herë, të proteinave që nxisin tumoret si dhe të sëmundjeve të tjera inflamatore të zorrës së trashë.

Tutje ekspertët kanë thënë që perimet e tjera me ngjyrë siç janë brokoli apo rrushi mund të kenë efektin e njëjtë.

Kuptimi se si funksionojnë këto ushqime në nivel molekular, mund të çoj në zhvillimin e ilaçeve të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat