Pite me pekmez: Kafshata të buta të cilat do t’ju kënaqin!

Ushqime

Pite me pekmez: Kafshata të buta të cilat do t’ju kënaqin!

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:58
Pite me pekmez

Gatuhen nga petët e mbushura me pekmez apo edhe me djathë. Mund të jenë të ëmbla, por edhe të njelmëta.

Përbërësit:

500 g miell,

4 vezë,
ujë (sipas nevojës),
një lugë e vogël kripë.

Shtesa:
Pekmezi nga kajsitë, kumbullat apo krem çokollate

Për të qitur sipër:
Lulëkuqe të bluara, arra të bluara apo thërrmija të fërguara dhe sheqer sipas shijes

Përgatitja:

Nga mielli dhe vezët ngjishni brumin si për makarona. Sipas nevojës shtoni ujë, që brumi të mos bëhet tepër i fortë.

Gjithashtu, nëse dëshironi brumë më të butë mund të zvogëloni sasinë e vezëve dhe të shtoni pak më shumë ujë. Kjo është çështje e shijes, përkatësisht ashtu siç ju dëshironi më tepër.

Brumin e ngjeshur shtrijeni hollë ose me okllai ose me makinën e brumit. Pritni kubet e madhësisë 5×5 cm (përafërsisht).

Në secilën pjesë të brumit qitni nga një lugë pekmez, por në vend të pekmezit mund të qitni edhe krem çokollate.

Brumin mbështilleni në formë diagonaleje në mënyrë që përftoni trekëndësha, ndërkaq skajet ndrydhni mirë me gishta apo me pirun në mënyrë që të ngjiten dhe që shtesa të mos rrjedhë gjatë pjekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat