Këto pesë ushqime ndalojnë dhimbjen e kokës

Ushqime

Këto pesë ushqime ndalojnë dhimbjen e kokës

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:31
ilustrim

Edhe pse disa prodhime të qumështit dhe kafeina shihen si shkaqet kryesore potenciale të dhimbjes së kokës, ekzistojnë edhe një numër i madh ushqimesh, të cilat parandalojnë ose dobësojnë migrenën.

Këto janë disa nga ushqimet, të cilat ju ndihmojnë të shmangni tabletat kundër dhimbjes së kokës:

Marulet

Janë të pasura me vitaminën B2, e cila është efikase në zbutjen e dhimbjeve të kokës, si dhe kohëzgjatjen e saj.

Arrat dhe farat

Ekzistojnë fakte, se njerëzit që vuajnë nga dhimbja e kokës dhe migrena kanë më pak magnez në organizëm, se sa njerëzit që nuk vuajnë nga dhimbja e kokës. Për këtë arsye mund të përdorni fara dhe arra.

Vezët

Ato janë të pasura me vitaminë B2.

Drithërat

Ulin nivelin e sheqerit në gjak, i cili mund të shkaktojë migrenën.

Peshku

Përdorimi i omega-3 dhe peshkut redukton dhimbjen e kokës dhe rregullon gjendjen e përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat