Mielli i thekrës – produkt ushqimor i së ardhmes

Ushqime

Mielli i thekrës – produkt ushqimor i së ardhmes

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Njerëzit të cilët i kushtojnë kujdes ushqimit vetjak, përkatësisht kujdesen se çfarë fusin në organizëm, shfrytëzojnë kryesisht miellin e thekrës me rastin e gatimit të ushqimit.

Po ju sjellim shpjegime të shkurtra për atë se çfarë është thekra, për vlerat nutritive dhe karakteristikat pozitive të miellit të thekrës dhe për kuptimin e tij për organizmin e njeriut.

Pra, çfarë vërtet është thekra?

Thekra (lat. Secale cereale) është specifike për atë që mund të përdoret pa kurrfarë përpunimi, duke pasur parasysh që nuk ka shtresë mbrojtëse të brendshme.

Pos që është i mirë për tretje, rekomandohet për ushqim të personave të sëmurë nga diabeti për shkak të përqindjes së vogël të qullit.

Mielli i thekrës

Në kulturën tonë mielli i thekrës më së shumti përdoret në përzierjet e miellit për bukë integrale. Gjithashtu e përdorim me rastin e gatimit të pjekurinave, simiteve dhe bukës, por mund të themi që i shtohet miellit të misrit dhe të grurit për përmirësimin e shijes.

Pos që përmirëson shijen, mielli i thekrës shton vlerën ushqyese të produktit ushqimor dhe ndikon në ruajtjen më gjatë të freskisë së produktit.

Mielli i thekrës përmban përqindje më të vogël të glutenit, gjë që në njëfarë mënyre e bën më fortë dhe që me rastin e përgatitjes i shtohet edhe përqindje e caktuar e miellit të bardhë të grurit.

Vlera nutritive e miellit të thekrës

Është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve si p.sh. manganit, selenit, fosforit, magnezit, zinkut dhe kaliumit. Është i pasur me burime të albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B, ndërkaq më shumë ka thartinë pantotenike dhe niacinë.

Rëndësia e miellit të thekrës për organizmin e njeriut

Pos që është i përshtatshëm për personat me diabet, është ideal edhe për personat të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes.

Ndihmon në ruajtjen e nivelit të kolesterinës dhe sheqerit dhe rregullon punën e zorrëve të njeriut. Gjithashtu përdoret në dieta, duke pasur parasysh që është i pasur me fibra dietale, ndërkaq vetvetiu pengon edhe konstipacionin e padëshiruar.

Në hulumtimet shkencore është treguar që ndikon pozitivisht te femrat të cilat janë në menopauzë dhe i mbrojnë nga kanceri potencial i gjirit.

Për shkak të pjesëmarrjes së madhe të manganit ndikon në përmirësimin e punës së sistemit nervor dhe mbron nga ndikimi i dëmshëm i radikaleve në organizmin e njeriut.

Duke pasur parasysh që edhe kalciumi është njëri ndër përbërësit, mund të themi që ndikon në punën e sistemit tonë të muskujve përkatësisht të tonusit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat