Si të tejkaloni simptomat e viruseve përmes ushqimeve

Ushqime

Si të tejkaloni simptomat e viruseve përmes ushqimeve

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:51
Ilustrim

Viruset dhe ftohjet paraqesin formën më të shpeshtë të infeksioneve akute të pjesës respiratore dhe godasin të gjitha moshat.

Personat e rritur mesatarisht goditen dy deri në tri herë nga infeksione të tilla derisa fëmijët parashkollor madje nga 6 deri 8 herë në vit.

Është me rëndësi ruajtja e sistemit imunitar nga aspekti i preventivës së sëmundjeve, përkatësisht për të qenë të gatshëm për t’iu përgjigjur sulmeve të infeksioneve.

Mënyra më e mirë për këtë është konsumimi i ushqimi të balancuar, aktivitetet e rregullta fizike, shmangia e stresit dhe dobësimit dhe sigurimit të gjumit kualitativ.

Megjithatë, nëse nuk arrijmë të mbrojmë organizmin nga ftohja, ekzistojnë disa ushqime, të cilat mund të na mbajnë të shëndetshëm.

Të tilla janë pemët dhe perimet, si dhe drithërat dhe ushqimet me yndyra.

Vendin tjetër e zë limonada dhe mjalti. Po ashtu është e rëndësishme pasurimi me ushqime që përmbajnë vitaminën C dhe mineralin e zinkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat