Lakra mbron nga viruset

Ushqime

Lakra mbron nga viruset

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 20:27
ilustrim

Nutricionistët rekomandojnë që të konsumojmë sa më shumë lakër të freskët në këtë stinë të vitit, pasi që ajo është e pasur me vitaminën C, e cila ofron mbrojtje nga viruset.

Përveç kësaj, lakra zvogëlon rrezikun nga goditja në tru dhe sulmi në zemër, ndihmon te reuma dhe problemet me stomak dhe lëkurë.

Dhimbjet në shpinë, gjunjë ose krahë zbuten që të gjitha me konsumimin e lakrës së freskët.

Lëngu nga lakra e freskët është efikase edhe në shërimin e lukthit të irrituar.

Këtë e konfirmon edhe një studim, në të cilin pacientët kishin pirë një litër lëng në ditë, gjë e cila ka sjellë deri te reduktimi i dhimbjeve në stomak. Për këtë janë meritore niveli i lartë i aminoacideve.

Lakra po ashtu përmban magnez, kalcium, mangan, vitamina A, B1, B2 dhe B6, kalium, omega-3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat