Këto 11 ushqime forcojnë imunitetin

Ushqime

Këto 11 ushqime forcojnë imunitetin

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 17:28
ilustrim

Marrja e ushqimeve të caktuara mund të rrënojë imunitetin tonë ose ta forcojë atë.

Në kohë të ftohjes dhe gripit, është e nevojshme të mbrosh trupin dhe ta forcosh atë për të shmangur infeksione të ndryshme dhe për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Në vazhdim sjellim 11 ushqimet për forcimin e imunitetit:

1. Agrumi

Agrumet janë me plotë vitamina C, që shtojnë prodhimin e rruazave të bardha të gjakut. Kjo është esencial për luftën kundër infeksioneve. Në këtë grup bëjnë pjesë portokajtë, mandarinat.

2. Speci i kuq

Speci i kuq ka sasi dy herë më të madhe të vitaminës C, e cila forcon imunitetin dhe ndikon në lëkurë.

3. Brokuli

Brokuli është i pasur me  vitamina dhe minerale. Posedon vitaminat A, C dhe E, si dhe shumë antioksidues dhe fibra.

4. Hudhra

Hudhra vepron lirshëm në luftën kundër infeksioneve dhe ndikon në elasticitetin e enëve të gjakut.

5. Xhenxhefili

Xhenxhefili ul inflamacionet, kolesterinën dhe dhimbjen kronike.

6. Spinaqi

Spinaqi është i pasur me vitaminë C, antioksidues, që ndikon në forcimin e sistemit imunitar.

7. Jogurti

Jogurti grek ose ai me probiotikë është ideal për forcimin e imunitetit. Jogurt përmban vitaminën D, e cila ndikon në rregullimin e sistemit të imunitetit dhe vepron aktivisht në mbrojtjen e trupit nga infeksione të ndryshme.

8. Bademi

Është i pasur me vitaminën E dhe me yndyra.

9.Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është me plot antioksidues, të cilët forcojnë imunitetin.

10. Kivi

Kivi është i pasur me kalium, vitaminat K dhe C, të cilat ndikojnë në ngritjen e imunitetit.    

11. Farat e lulediellit

Farat e lulediellit janë të pasura me fosfor, magnez, vitaminën B6 dhe vitaminën E.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat