Receta për një bukë të shijshme

Ushqime

Receta për një bukë të shijshme

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

Më poshtë ju sjellim recetën e buke që mund ta përgatisni fare lehtë në kushtet e shtëpisë

Përbërësit:

300 ml ujë
500 gram miell
½ lugë çaji me maja
1 lugë gjelle me sheqer
½ lugë çaji me kripë

Përgatitja:
Në një gotë kombinoni sheqerin, majanë dhe pak ujë të vakët. I lini 10 minuta derisa të treten mirë. Në një enë shtoni miellin, kripën dhe masën me maja që përgatitëm. Fillojmë e punojmë brumin mirë.

Pas kësaj e mbulojmë dhe e lëmë në temperaturë ambienti përrreth 1 orë. Tani marim një tavë. E shtojmë brumin me kujdes. Mos harroni ta lyeni më parë tavën me pak vaj. Vendoseni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi buka të jetë gati, e lini të ftohet pak para se ta konsumoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat