Frutat brazilianë që mund ta parandalojnë kancerin

Ushqime

Frutat brazilianë që mund ta parandalojnë kancerin

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 16:51
Frutat e quajtur araçá-piranga, cereja-do-rio-grande, grumixama, e ubajaí, dhe bacupari-mirim.

Kanceri mund të parandalohet përmes konsumimit të frutave specifike që posedojnë përbërës të fuqishëm antioksidues dhe antiinflamator.

Fruti brazilian i ngjashëm me qershitë, konsiderohet nga studiuesit “të ketë fuqi parandaluese të sëmundjes”.

Frutat e quajtur araçá-piranga, cereja-do-rio-grande, grumixama, e ubajaí, dhe bacupari-mirim kanë fuqi parandaluese të sëmundjes më shumë se sa dredhëzat dhe boronicat, tregojnë studiuesit.

Të gjitha këto specie janë të rralla në Brazil, por është vetëm çështje kohe kur ato do të bëhen ushqime për ngrënie, thonë shkencëtarët.

“Ideja është tash që këto specia të rriten në ferma, për të rritur shkallën e prodhimit”, thonë shkencëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat