Punoni shumë? Provoni këto ushqime kundër stresit

Ushqime

Punoni shumë? Provoni këto ushqime kundër stresit

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 16:59
Ilustrim

Afatet, angazhimet dhe ritmet e ngjeshura ju bëjnë të ndiheni të lodhur, nervozë dhe të demotivuar? Për të rifituar mirëqenien psiko-fizike dhe për të çliruar tensionin, edhe dietat e përditshme mund të jenë të dobishme. Disa ushqime ndihmojnë në përmirësimin e reagimit të trupit, pengojnë prodhimin e kortizolit, “hormonit të stresit”, nxisin relaksimin dhe veprojnë pozitivisht në humor, duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Ushqimet PO

Mes ushqimeve që ju ndihmojnë të ndiheni mirë dhe më të qetë, na sugjeron doktoresha italiane  Nicoletta Bocchino, biologe nutrizioniste «janë ato që favorizojnë sekrecionin nga ana e trurit dhe nxjerrjen e serotinës, hormonit të humorit të mirë. Është prodhuar nga triptofani, një amino acid që ndodhet te bishtajoret, farat e kungullit, arrat, çokollatë, si dhe peshk, vezë, drithëra, etj … ” Ato kontribuojnë në mirëqenien emocionale shton ekspertja “gjithashtu edhe ushqimet e pasura me vitaminë B12, B3, B6 si perimet me gjethe jeshile (brokoli, spinaq, etj), produktet e qumështit, veza, etj:. stimulojnë prodhimin e neurotransmetuesit që favorizon përqëndrimin lehtëson ankthin, nervozizmin dhe acarimin.

Duhet lënë hapësirë gjithashtu edhe për ushqimet që ndihmojnë në prodhimin e dopaminës, neurotrasmetuesi që të bën të ndjehesh më e motivuar dhe më pozitive. Dhe kjo sipas ekspertes gjendet në vezë, peshk, avokado, etj, por edhe vitaminën B6, nga zinku, magnezi.” Ato ndihmojnë për të lehtësuar stresin dhe për të rifituar qetësinë shton ekspertja, “edhe ushqimet që ju japin dozë të mirë të acideve yndyrore esenciale si omega 3. Kanë një veprim mbrojtës mbrojtjes së sistemit nervor dhe kontribuojnë në prodhimin e neurotransmetuesit e humorit të mirë. I gjeni ato në sardele, salmon, fruta të thata, fara, etj.

Ushqimet JO

“Duhet të shmanget të gjitha ushqimet që i japin një mirëqenie të çastit, sidomos ushqime të pasura në sheqerna yndyrë dhe të thjeshta të tilla si karamele, akullore, patatina, ushqim të shpejta, sepse ato nxitisin sintezën e neurotransmetuesve stimulues të sistemit nervor” sugjeron Bocchino.

Menuja

“Mëngjesi duhet të merret brenda një ore nga zgjimi, sepse një nga majat cirkutike të kortizolit, hormoni i stresit, është vetëm nga ora 7 deri në orën 9. Të pini vetëm kafe rrit sekretimin e kortizolit, në të njëjtën mënyrë si një mëngjes me shumë proteina. Për të filluar ditën thuaji po bukës, mundësisht asaj të thekrës, me miell të pasitur, fruta të freskëta, arra dhe bajame, kos, avokado, “shpjegon mjeka dietologe. “Për t’u përballuar me humbjen e  fuqisë në mes të mëngjesit dhe në mes të pasdites merrni ndonjë frut, mundësisht jo me shumë sheqer, të tilla si portokall, mollë, kivi, kumbulla dhe një grusht i vogël i frutave të thata dhe arra, bajame, të pasura me acide yndyrore .

Për drekë ekspertja sugjeron perime sezonale dhe drithëra me fibratë të tilla si thekër.

Një darkë për t’u çlodhur dhe fjetur mirë, një pjatë të parë me bazë drithërash me kokrra të tilla si quinoa, Amaranth, meli, hikërror, elb shoqëruar me perime të pasura me fibra probiotike, sidomos si artiçoke, çikore, etj të cilat ndihmojnë në mbajtjen e zorrëve të shëndetshme ”

5 ushqime kundër stresit

Lulelakër

“Përbërja e sulfurit që lëshohet nga gatimi i kësaj perimeje është e dobishme për molekulën që rrit veprimin e neurotransmetuesit, me efekte pozitive në humor”, thotë ekspertja.

Veza

"Furnizon me doza të mira të vitaminës B 12, e dobishme në parandalimin e shqetësimeve të humorit  dhe të kujtesës" shton Bocchino.

Drithëra integrale

“Ata përmbajnë vitaminë B3, të ashtuquajturat niacin, e cila është e vlefshme për sintezën e serotoninës”.

Karrota

“Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6, thelbësore për integritetin e sistemit nervor dhe është thelbësor për sintezën e serotoninës, një neurotransmetues që përmirëson humorin”, thotë dietologia.

Spinaqi

“Të sigurojnë me sasi të mira të magnezit, mineraleve që kryejnë një veprim të vërtetë kundër depresionit dhe përmirësojnë tonin e humorit. Për të shmangur humbjen e vitaminës, parandaloni gatimin e zgjatur, “këshillon ekspertja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat