Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, andaj dhe preferohet që të ushqeheni me gjëra që ju japin energji. Megjithatë është mirë të mos e teproni me ushqimin, njëkohësisht edhe të mos shtoni kile të tepërta.
Një pije smothie është e mjaftueshme që të filloni ditën tuaj. Ju preferojmë një kombinim me banane dhe xhenxhefil. Përderisa bananet janë të pasura me glukozë, burimi i tretshëm më i shpejtë i sheqerit që do jep energji optimale, xhenxhefili si një antioksidant i fuqishëm pastron trupin.
Përbërësit
1 banane e ndarë në feta
12 lugë gjelle kos vaniljeje
1 lugë gjelle mjaltë
1/2 lugë gjelle xhenxhefil
Përgatitja
Hedhim në mikser bananen, kosin, mjaltin dhe xhenxhefilin. Përziejini ngadalë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.