Pse duhet te pini uje me limon ne mengjes

Ushqime

Pse duhet te pini uje me limon ne mengjes

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:39
Foto Ilustrim

Ujin me limon mund ta pini kur te deshironi, por nese e konsumoni ne mengjes ju do i dhuroni disa te mira shendetit tuaj, si fillim do nxisni metabolizmin duke e ndihmuar ne humbjen e peshes se tepert.

Pse uje i vaket?

Mendoni per organizmin tuaj te sapozgjuar: ka nevoje per lengje me temperature te ambjentit, afersisht te njejte me ate te trupit, me shume se sa per pije te ftohta.

Te mirat qe fitojme nga kjo pije jane te shumta, duke filluar nga detoksikimi tek energjia. Mesoni me shume duke lexuar artikullin…

Te shtrydhni nje gjysme limoni ne nje gote me uje te vaket dhe ta pini cdo mengjes eshte nje zakon shume i shendetshem. Kohet e fundit shume njerez po e praktikojne kete gje, pasi duan te jene te shendetshem dhe energjik ne menyre natyrale.

1. Nese pini rregullisht uje te vaket me leng limoni, do reduktoni aciditetin e trupit, pergjegjes per inflamacionet, pasi limoni ndihmon ne eleminimin e acidit urik.

2. Fale prezences se pektines dhe permbajtjes se larte te fibrave, lengu i limonit largon ndjenjen e urise. Nese jeni te prirur te hani nga nervozizmi dhe te terhiqeni nga ushqimet jo te shendetshme, eshte sepse nuk merrni mjaftueshem Vitamine C, sipas nje studimi te publikuar ne Journal of American College of Nutrition. Duke konsumuar uje me limon do filloni te humbisni peshe. Me sa duket Vitamina C ndihmon te digjni me shume yndurna, mbi te gjitha nese merreni me aktivitet fizik, ku perfshihet edhe thjesht ecja. Gjithashtu, efekti tjeter pozitiv i kesaj pije eshte se ndihmone tretjen e ushqimit. Largon ndjesine e mostretjes, frurjeve dhe djegies se stomakut.

3. Vitamina C ne permbajtje te limonit forcon sistemin imunitar. Mbi te gjitha nese jeni te stresuar  – duket se stresi konsumon rezervat e vitamines C ne organziem. Gjithashtu ndihmon kunder semundjeve virale dhe respiratore. Pervec kesaj, kur limoni absorbohet nga organizmi, ju dhuron nje energji te madhe.

Tani qe eshte sezoni kur mund te bleni limona me çmim te mire, ja nje keshille per ju se si te konservoni lengun e limonit. Shtrydhini limonat dhe shperndajeni lengun neper format e ngrirjes se akullit. Futini ne ngrirje. Pasi te kete ngrire lengu dhe te jene formuar kubat e limonit, nxirrini nga format dhe vendosini neper qese plastike. Kur te deshironi, mund t’i nxirrni sa kube t’ju nevojiten dhe lerini te shkrihen. Keshtu do keni leng te fresket limoni kur te deshironi. Lengu i limonit mund te konservohet per 3-4 muaj, pa e humbur shijen dhe vetite.

4. Ka efekt detoksisues. Per te larguar helmet nga trupi shume njerez agjerojne here pas here. Ju mund te konsumoni kete pije dhe te perfitoni nje efekt pastrues te trupit, duke larguar gjithe toksinat. Ne kete menyre pastroni edhe melcine, duke e bere te punoje me mire.

5. Edhe organi me i madh i trupit te njeriut, lekura, perfiton shume nga uji me limon. Kjo pije ka nje veprin antimoshe per fytyren dhe trupin, duke luftuar radikalet e lira (te cilat jane pergjegjese per plakjen e parakohshme, rrudhat, njollat etj.). Uji i vaket dhe limoni nxisin prodhimin e kolagjenit, duke dhuruar nje pamje te shendetshme.

6. Fale permbajtjes se larte te kaliumit, limoni ndihmon ne shendetin dhe efikasitetin e gjithe trupit. Eshte vene re se mungesa e kaliumit çon ne dhimbje muskujsh, lodhje dhe dobesi, depresion, pagjumesi, mbajtje te lengjeve trupore, dhimbje artikulacionesh dhe kockash, kapsllek, çrregullime nervore, madje edhe probleme kardiake. Edhe aroma dhe ngjyra e limonit ka nje efekt qetesues mbi sistemin nervor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat