Ja pse nuk duhet të hani kurrë vezë fshati

Ushqime

Ja pse nuk duhet të hani kurrë vezë fshati

Më: 11 prill 2018 Në ora: 17:53

Vezët e pulave në fshat mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin në krahasim me vezët e pularive, që janë të kontrolluara nga autoritetet. Një studim i fundit tregon se ato mund të jenë të kontaminuara me Salmonela Enteritidis, një bakter që shkakton dhimbje të barkut, temperaturë të lartë dhe diarre.

Vezët që vijnë nga pulat e fshatit janë më të rrezikshme, pasi mund të jenë të kontaminuara me Salmonela Enteritidis, në krahasim me vezët që shiten në dyqane, që vijnë nga pulari të kontrolluara. Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në këtë përfundim, i cili thyen mitin se vezët e feskëta janë më të shëndetshme në krahasim me ato të prodhuara në pulari. Rreth 6 000 vezë u studiuan përgjatë gjashtë muajve, të cilat u grumbulluan në më shumë se 200 pika shitjeje në Amerikë.Nga muaji prill deri në shtator, studiuesit mblodhën kampionet e studimit të tyre, duke kultivuar salmonelën në vezët e grumbulluara dhe veçmas te lëvozhgët e tyre.

“Rreth 2 për qind e pikave nga u mblodhën vezët rezultuan të infektuara nga ky bakter, që përbën një prevalencë të lartë të këtij patogjeni, në krahasim me ato të gjetura në vezët e pularive”, – nënvizoi studiuesi Subhashinie Kariyaëasam, mikrobiolog në Laboratorin e Diagnostikimit të Kafshëve në Pensilvani.

Ky studim nxori në pah domosdoshmërinë e edukimit të prodhuesve të vegjël në këto ferma për mundësinë e përhapjes së sëmundjes. Salmonela enteritidis, ashtu si edhe bakteriet e tjera shkatërrohet nëse ushqimet gatuhen më mënyrën e duhur. Gjithësesi infeksionet nga salmonela mund të jenë serioze, kërcënuese për jetën, sidomos për të vegjëlit dhe njerëzit me një sistem të dobët imunitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat