Ushqimet që nuk prishen

Ushqime

Ushqimet që nuk prishen

Më: 12 prill 2018 Në ora: 12:06

Çdo herë ku blejmë ushqime shikojmë afatin e skadimit dhe kohën që mund t’i përdorim ato. Megjithatë janë disa ushqime që nuk kanë afat të skadimit, pa marrë parasysh se sa javë apo muaj kanë kaluar.

Mjalti

Mjalti është një nga ato ushqime të cilat kurrë nuk mund të prishet. Mund të ndryshojë ngjyrën dhe të bëhet kristalizuar, por ai mund të përdoret sërish për t’u ngrënë. Krejt çka ju duhet të bëni është që ta bani në një ambient të freskët dhe të thatë.

Orizi

Edhe nëse krijon shtresa pluhuri të bardhë, orizi është po aq i mirë sa edhe ditën e parë.Mjafton që ta shpërlani me ujë.

Uthulla e bardhë

Është një nga produktet që nuk prishet kurrë dhe gjen përdorim të madh nëpër shtëpi.

Kripa

Çdo lloj kripe mbetet e mirë dhe e freskët, pavarësisht viteve që kalojnë. Ruajeni nga nxehtësia e tepërt dhe në kavanoza të mbyllur.

Mielli i misrit

Mjafton ta mbani në vende të thata dhe të freskëta dhe mielli do të jetë i përdorshëm për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat