Kos me fruta për mëngjes

Ushqime

Kos me fruta për mëngjes

Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:38
Kos me fruta

Sigurisht që duhet ta dini se një mengjes i shëndetshëm është mjaft i rëndësishëm. I jep trupit tuaj energjinë e nevojshme, mban peshën e trupit nën kontroll dhe ju lejon që të keni një performancë të mirë gjatë ditës.

Por, ka vetëm nje gjë….të gjesh kohën për të gatuar një mëngjes të shijshëm e të ushqyeshëm është shpeshherë e pamundur, sidomos për të gjithë ata që kanë një jetë të ngarkuar dhe e i presin dis punë para sa të dalin nga shtëpia.

Ne ju rekomandojmë një zgjidhje të thjeshtë. Kos me fruta.

Në një tas hidhni kos pa yndyrë dhe sipër hidhini fruta të freskëta dhe pak arrë kokosi të grirë, për ta bërë akoma më të shëndetshme. Sipas dëshirës, mund t’i shtoni edhe pak fara (chia, luledielli apo kungulli), për t’ia shtuar akoma më shumë vlerat ushqyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat