Arriti dëshmia që dietat pa gluten janë humbje kohe dhe e parave

Ushqime

Arriti dëshmia që dietat pa gluten janë humbje kohe dhe e parave

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:36

Gluteni: proteinë ngjitëse që biskotave u jep vëllim, ndërkaq bukës butësinë, gjithnjë e më shpesh është i padëshirueshëm në ushqim.Megjithatë, me rritjen e prodhimeve, të cilat janë pa gluten, përnjëherë shumica nesh kanë problem me këtë proteinë.

Në mjekësinë konvencionale konsiderohet që gluteni nuk shkakton probleme për shëndetin fizik, përveç në rastin e atyre të cilët kanë sëmundjen celiake, në të cilën sistemi i imunitetit është intolerant ndaj glutenit i cili shkakton inflamacion të stomakut dhe simptoma siç janë: fryrja, dhembja dhe diarreja, madje edhe në rast të konsumimit të vogël.

Prandaj, nëse nuk keni celiaki, nuk ka kuptim të hani prodhime pa gluten, posaçërisht për shkak se artikujt e tillë edhe deri në tri herë janë më të shtrenjtë se të zakonshmit.Mirëpo, studimet kanë konstatuar që madje edhe atyre të cilët nuk kanë celiaki ushqimi pa gluten më shumë u pëlqen. Tani edhe ekspertët pajtohen.

Ushqimi pa gluten përmirëson simptomat te njerëzit të cilët nuk kanë celiaki, por jo për shkak që u pengon gluteni.Në të vërtetë, studimi i paradokohshëm i Universitetit të Oslos në Norvegji ka studiuar 60 njerëz të cilët janë zgjedhur të jetojnë pa gluten, edhe pse nuk vuajnë nga celiakia.

Atyre, u është thënë të ndjekin tri regjime ushqimi gjatë shtatë ditëve: i pari ka përmbajtur gluten, tipi i dytë sheqer fruktozë, ndërkaq i treti as njërin as tjetrin.Rezultatet kanë treguar që pikërisht sheqernat kanë shkaktuar shumë më tepër fryrje dhe simptoma të tjera gastrointestinale sesa placebo dhe gluteni.

Ky është studimi më i ri në një sërë studimesh të cilat sugjerojnë që ekzistojnë shkaktarë të tjerë nga ajo që konsiderohet ndjeshmëri ndaj glutenit.Pikërisht, hulumtimi tregon që njerëzit të cilët jetojnë pa gluten pa qëllim eliminojnë shkaktarin e vërtetë nga ushqimi i tyre, gjë që çon në përmirësimin dramatik të simptomave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat