Të mirat e çokollatës

Ushqime

Të mirat e çokollatës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:59
Ilustrim

Ngrënia e çokollatës së zezë, me përqendrim të lartë kakaoje, ka ndikim pozitiv si për të luftuar stresin edhe për të përmirësuar humorin dhe për të forcuar kujtesën.

Është kjo ajo që kanë zbuluar studiuesit amerikan të Loma Linda University, në California, të cilët studiuan efektin e çokollatës së zezë.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën shkencore “Experimental Biology”.

Gjatë studimit u analizua konsumi i çokollatës me 70% përmbajtje kakaoje dhe 30% sheqer dhe kanellë.

Drejtuesi i studimit, Lee S. Berk, tha se “Sa më i madh të ishte përqendrimi i kakaos, aq më i madh ishte impakti pozitiv në memorie, në përmirësimin e humorit dhe në sistemin imunitar”.

Ky zbulim forcoi atë që ishte zbuluar më parë se flavonoidet e kakaos, janë antioksidantë që kanë mekanizma të fuqishëm që ndihmojnë për të mbrojtur shëndetin mendor dhe sistemin kardiovaskular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat