Shëroni dhjetëra sëmundje me një grusht hithra në ditë

Ushqime

Shëroni dhjetëra sëmundje me një grusht hithra në ditë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 21:52
ilustrim

Hithra është njohur edhe si “urtia dionica” në latinisht dhe ka një trashëgimi të pasur bimore. Hithra ka qenë përdorur si një diuretik që në kohët mesjetare në Evropë.

Një filxhan çaj hithre/ ujë hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavin, nicalin, folate, karbohidrate (71.33%), yndyrë (2.36%) dhe proteina (25.8%).

Ai është gjithashtu i pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez. Ju mund ta përgatisni lëngun e hithrës duke valuar disa gjethe hithre në ujë, mund t’i shtoni 1 lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Më poshtë gjeni disa nga vetitë ushqyese dhe medicinale të hithrës

Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar.
Lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka.

Mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar. Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve dhe muskujve
Hithra ka qenë përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e artritit. Ka veti anti­inflamatore dhe redukton dhimbjet e muskujve gjithashtu.

Kuron ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës
Për shkak të vetive anti­bakteriale që ka, lëngu i hithrës ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, kuron sëmundjet dhe irritimet e lëkurës.

Parandalon dhe shëron alergjitë
Lëngu i hithrës mund të lehtësojë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, sekrecionet dhe teshtimën.

Është tonik i mirë për gratë
Lëngu i hithrës është i pasur me hekur dhe ndihmon në luftimin e anemisë. Gratë shtatzëna duhet ta përdorin lëngun e hithrës për të parandaluar gjakderdhjet dhe për ta bërë fetusin më të fortë.

Femrat që vuajnë nga dhimbjet e ciklit duhet të përdorin lëng hithre për të lehtësuar këto dhimbje.

Është i mirë për tretje
P
ini lëng hithre në mënyrë që të parandaloni dispepsinë, të vjellat, kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës.

Ul nivelin e kolesterolit në gjak
Hithra përmban beta sitosterol, ky përbërës ndihmon në thithjen e kolesterolit të keq dhe siguron një zemër të shëndetshme.

Ruan strukturën e duhur të qelizave
Hithra është e pasur me flavonoide si kuercetinë, i cili është antioksidant i shkëlqyer. Lëngu i hithrës ndihmon në mbrojtjen e ADN­-së.

Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut
Lëngu i hithrës do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak.

Perfekt për higjenën orale
Përdoreni lëngun e hithrës në formë gargare në mënyrë që të pastroni gojën nga bakteret e dëmshme që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat