Këto janë efektet negative të kripës

Ushqime

Këto janë efektet negative të kripës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Nëse keni një regjim të pasur në kripë, dijeni që nuk po i bëni trurit asnjë favor.

Prej kohësh është vërtetuar se grimcat e kripës janë jo më pak të dëmshme se sheqeri, por studime të reja kanë vërtetuar se kripa e tepërt në organizëm ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular.

Studimi, i botuar në revistën Nature Neuroscience, zbuloi se minjtë që ushqeheshin me një dietë të pasur në kripe treguan shenja të rënies së performancës mendore dhe asaj njohëse.

Arsyeja ishte se truri i tyre nuk ishte furnizuar mjaftueshëm me gjak. Kripa rrit gjithashtu qqarkullimin e interluktine 17, një substancë inflamatore që mund të ndryshojë sinjalet kimike në enët e gjakut të trurit.

Dr. Dr Costantino Iadecola, drejtor i Institutit Feil Family Family Brain and Mind Research tha për ABC Australia:

Pas rreth tre muajsh ushqim me kripë, minjtë humbën shumë aftësi ndër të cilat ato njohëse duke filluar nga objektet me te thjeshta, zgjidhjen e labirintëve apo aftësindërvepruese me minjtë e tjera. Këto karakteristika do të përktheheshin në sëmundjen e demencës tek njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat