Këto ushqime më mirë mos i konsumoni në mëngjes

Ushqime

Këto ushqime më mirë mos i konsumoni në mëngjes

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 00:26
Ilustrim

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por shpesh shumë prej nesh për arsye nga më të ndryshmet nuk e konsumojmë.

Një sekret tjetër i tij janë dhe llojet e ushqimeve që ne konsumojmë, pasi janë dhe ndikuesi i drejtpërdrejtë në vënien e kilogramëve të tepër. Ka disa ushqime që ne nuk duhet t’i konsumojmë që në mëngjes, nëse duam që të kemi forma të mira fizike.

Ushqimet që duhet të jenë jashtë listës së mëngjesit janë:

-Omeletë me vezë

Omeleta me vezë, duke qenë se ajo është shumë e pasur me proteina, vitamina, edhe yndyra, pasi gatuhen me vaj, ka shumë gjasa që të na bëjë të shëndoshemi.

-Drithërat

Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë, por përzierja e tyre me sheqer ndikon direkt në shtimin e peshës.

-Lëng portokalli

Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim, sidomos nëse ne e konsumojmë të shtrydhur portokallin pasi mënyra më e mirë është që ai të konsumohet i gjallë.

-Kos me fruta

Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

-Buka

Për shumë prej nesh është e pa konceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin. Këto janë disa këshilla ushqimore që do ju ndihmojnë për të qëndruar larg kilogramëve të tepërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat