Shtoni në mëngjesin tuaj edhe smoothie me luleshtrydhe!

Ushqime

Shtoni në mëngjesin tuaj edhe smoothie me luleshtrydhe!

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Smoothie me luleshtrydhe është një pije fantastike, e cila realizohet me luleshtrydhe të freskëta, banane, mjaltë dhe kos.

Si çdo smoothie, në gotën e frulatimit shtohen disa kuba me akull, të cilat e freskojnë pijen.

Ju mund të zëvendësoni mjaltin me një shurup panje dhe përsëri do të keni një pije shumë të mirë për fëmijët e për veten, e cila ju jep energji të mjaftueshme dhe njëkohësisht është e mbushur me vitamina.

Pregatitja

Lani dhe thani mirë qershitë. Eliminoni pjesët jeshile dhe i prini ato në pjesë. Zhvishni bananet, i prishni në rrota dhe i hidhni bashkë me luleshtrydhet në shtrydhës/grirës (frulator).

Shtoni më pas kosin, mjaltin dhe kubat e akullit. Frulatojini të gjitha bashkë deri sa të arrini të keni një përzierje në masë homogjene. Më pas hidhini në një foto dhe jepuani fëmijëve apo konsumoheni edhe vetë.

Përgjithësisht këshillohet që këtë përzierje ta konsumoni në mëngjes, nëse nuk ju pëlqen të pini një gotë qumësht, pasi ka mjaftueshëm kalori dhe ju jep energji deri në vaktin e radhës. Gjithashtu mund ta konsumoni pasdite për të zëvendësuar vaktin zemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat