Ja çfarë do gatuajmë sot

Ushqime

Ja çfarë do gatuajmë sot

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 07:25
Ilustrim

Përbërësit

1 copë mesatare mish gjoks pule

20 pjesë lule brokoli

1 qepë

10 kërpudha

200 ml ajkë

80 ml qumësht

50 gr djath parmesan

Krip

Piper te zi

4 lugë vaj

Hapat:

1-Mishin e pules e coptojmë ne pjesë të vogla e kryposim, e vendosim piper sipas shijes, pastaj e fërgojmë në tigan derisa të mer ngjyrë ari.

2-Pulen e fërguar e largojmë nga tigani, pastaj në të njëjtin tigan, fërgojmë qepët dhe kërpudhat e fërguara, i fërgojmë derisa shohim që qepa është zbutur.

3-Mishin e pules e kthejmë në tigan, shtojmë dhe brokolin , masën e fërgojmë prapë për 10 minuta, duke e përzier herë pas herë.

4-Masës në tigan ia shtojmë qumështin dhe ajken, pak krypë dhe piper të zi, pastaj e lëm të ziej për 15 minuta.

5-Pasi ta kemi larguar tiganin nga zjari, ia shtojmë djathin e grirë në rende.

6- Pas kësaj gjella e përgaditur është e gatshme për servim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat