Domatet rekomandohen të konsumohen sa më shumë që të jetë e mundur.
Ato janë shumë të shëndetshme pasi përmban likopen për një zemër të shëndetshme.
Këto janë të mirat që sjell domatja:
Rregullon shikimin
Domatja përmban vitaminë A që mbron shikimin, parandalon dëmtimin dhe degjenerimin makular.
Lufton kancerin
Studimet kanë zbuluar se domatet përmbajnë një sasi më të lartë të antioksidantit të likopenit që zvogëlon efektivisht rrezikun e kancerit të mushkërive, barkut dhe prostatës.
Mban gjakun të shëndetshëm
Hulumtimet kanë treguar se vetëm një domate mund të kënaqë rreth 40 për qind të kërkesës ditore të vitaminës C. Përveç kësaj, ajo përmban vitaminë A, kalium, hekur, andaj është shumë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të gjakut.
Domatja përmban vitaminë K që kontrollon gjakderdhjen, dhe mpiksjen e gjakut dhe është ideale për qarkullim më të mirë.
Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Domatet përmbajnë likopenin që mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.
Konsumi i rregullt i domates ulë nivelin e kolesterolit të gjakut dhe triglicerideve, dhe do të zvogëlojë djegien e yndyrës në enët e gjakut.
Rregullon sistemin e tretjes
Domatja ruan shëndetin e sistemit tuaj të tretjes, parandalon diarre dhe kapsllëk, dhe në mënyrë efektive largon toksinat nga trupi.