Pse vezët janë ushqimi më i mirë për një shtatzëni të shëndetshme

Ushqime

Pse vezët janë ushqimi më i mirë për një shtatzëni të shëndetshme

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:21

Vezët janë burimi më i mirë ushqimor për një shtatzëni të shëndetshme. Ato mund të zvogëlojnë gjasat e lindjes së parakohshme, peshën e ulët të lindjes dhe depresionin pas lindjes. Këtë e konfirmon një studim i ri, i cili nxorri në dritë gjetjet e 18 studimeve të ndryshme duke u fokusuar në shëndetin e të porsalindurve  dhe konsumimin e vezëve të pulave.

Autori dhe dietisti, Cordelia Woodëard, tha: ‘Vezët janë mbajtëse të proteinave, ushqyesve të nevojshëm për trupin dhe një nga pak burimet natyrore të vitaminës D që është jetike gjatë shtatzënisë.’Vezët gjithashtu përmbajnë sasi të vogla të acideve yndyrore (zakonisht të gjetura në ushqimet e detit) të cilat kanë qenë të lidhura me zvogëlimin e rrezikut të lindjes së parakohshme dhe uljen e depresionit pas lindjes.

Hekuri në vezë luan një rol të rëndësishëm gjatë shtatzënisë, pasi kjo është një kohë kur nivelet e hekurit në gjak mund të bien, duke çuar në lodhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat