Si duket një mëngjes ideal dhe i shëndetshëm

Ushqime

Si duket një mëngjes ideal dhe i shëndetshëm

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:23
Ilustrim

Shpeshherë disponimin të cilin e kemi në mëngjes, na përcjellë edhe gjatë gjithë ditës. Për të pasur një mëngjes sa më të shëndetshëm, është mirë që të dimë disa rregulla bazë, pasi që zgjimi vonë në mëngjes dhe ngrënia e ushqimeve të shpejta, nuk i bëjnë aspak mirë shëndetit tonë.

Kur zgjohemi në mëngjes, duhet të furnizohemi me energji të nevojshme, për të vazhduar ditën edhe më tej.

Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore. Ushqimet e gabuara në mëngjes mund të rrisin urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë. Ngrënia e biskotave me mëngjes nuk është aspak e shëndetshme. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, biskota me marmalatë, ose pak bukë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat