Rrahu ish- bashkëshorten, ja arsyeja qesharake që jep 44 vjeçari nga Vlora

Vlora

Rrahu ish- bashkëshorten, ja arsyeja qesharake që jep 44 vjeçari nga Vlora

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 14:19
Ilirjan Pajo

E ka quajtur një ngjarje momentale drurin që i dha ish-gruas në sy të botës, në mes të ditës, në qytetin e Vlorës. Kështu është mbrojtur para trupit gjykues shtetasi Ilirjan Pajo, 44-vjec, arrestuar fill pas publikimit të videos teksa ai rrihte me shkelma gruan në sy të dy fëmijëve.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij në seancën e mbajtur paraditen e sotme. Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtari Ervin Trashi dhe prokurore Eranda Lazaj. Për 44 vjeçarin gjykata kishte caktuar një avokat mbrojtës, por ai ka refuzuar mbrojtjen, shkruan “Panorama”.

Gjatë seancës dhe marrjes në pyetje, 44-vjeçari e ka cilësuar ngjarjen momentale, ndërsa ka pranuar se ishte takuar me ish gruan e tij Marsela Çaushaj disa here, madje edhe duke konsumuar kafe.

 Ndërkohë 44-vjecari ka pranuar se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja nuk është dhënë asnjëherë, por thjesht shuma të cilat ai vetë i ka dhënë fëmijëve herë pas here.

Ai u shoqërua në gjykatë nën masa te rrepta sigurie. Konfirmohet se ish bashkëshortja e tij Marsela Çaushaj gjatë mëngjesit të së enjtes ka lënë edhe ambientet e spitalit, ku ishte shtruar prej datës 7 qershor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat