Brenda një jave Vlora dhe Orikumi furnizim pa ndërprerje të energjisë

Vlora

Brenda një jave Vlora dhe Orikumi furnizim pa ndërprerje të energjisë

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 18:21
Ilustrim

Qyetetarët që do duan t’i drejtohen Vlorës dhe Orikumit për të pushuar në këto ditë nxehta, nga java e ardhshme nuk duhet t’i tremben më mungesës së energjisë elektrike.

Vetë zv/ministri Ilir Bejtja sqaroi situatën e kirjuar në zonën e jugut pas shqetësimit të ngritur nga PD për ndërhyrjen në rrjetin e shpërndarjes në kohën e sezonit turistike.

Bumçi: Pse këto ndërhyrje në rrjet bëhen tani që kanë nisur, pse nuk janë marrë masa më parë që mos dëmtohet ky sektor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Bejtja: Ai proces që parashikohej të mbaronte në tetor mbaron tani ditën e enjte të kësaj javë. Nuk do të ketë më asnjë ndërprerje.
Ndërkohë deputetë të mazhorancës ngriten shqetësim lejen për ndërtimin e HEC-ve në zonën e Ersekës duke shfaqur rezerva për politikat e qeverisë.

Dade: Ka qenë pjesë e projektit edhe Kolonja dhe në fakt është përmirësuar furnizimi me energji elektrike, por vazhdojnë humbjet tek rrjeti i amortizuar.
Komisioni i Jashtëm miratoi dy marrëveshje për eficencën e energjisë në Qytetin Studenti dhe linjën unazore 110 kilovolt në jug të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat