"O të q* ropt, mu deshe me m'shtyp", policët rrahin me shkelma të riun në mes të Vlorës

Vlora

"O të q* ropt, mu deshe me m'shtyp", policët rrahin me shkelma të riun në mes të Vlorës

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 18:15
Policët rrahin me shkelma të riun në mes të Vlorës

Një përplasje aspak e këndshme mes dy policëve dhe një të riu ka ndodhur ditën e sotme para tre orësh në qytetin e Vlorës, konkretisht te "Fabrika e Tullave". Dy policë janë konfliktuar rëndë me një të ri, madje konflikti i tyre ka degraduar deri në dhunë fizike në mes të qytetit dhe në sy të të gjithë kalimtarëve.

Njëri nga policët e mbante të riun ndërsa polici tjetër e godiste me shkelma. Siç raportohet te Jetaoshqef, të riun e kanë goditur edhe me grushte në fytyrë. Arsyeja e kësaj përplasje sipas raportuesit lidhet me një mosbindje të momentit. Dy të rinjtë kanë qenë në motor, policia u ka kërkuar të ndalojnë, por ata nuk e kanë bërë. Kështu policët i janë vënë në ndjekje, deri në momentin që kanë kapur njërin prej tyre sepse tjetri u ka ikur.

"Prsh Jeta osh qef. Nje djal me motorr po i ikte policis dhe pasi policia i zuri rrugen dhe e ndaluan filluan ta rrihnin keq fare. Njeri djale qe ishte me kete qe po rrahin, i shpetoi policise, iku me vrap. Kjo eshte Policia qe sduam jo dhune kunder atyre qe gabojne, jeni per te rregulluar gabimet jo per te rrahur ato qe bejne gabime ka thene Zoti Sajmir Bashkim Tahiri. I kane fut grushta surratit keq fare."

Gjithashtu njëri nga policët nuk ka përmbajtur as inatin dhe nervat dhe ka përfunduar edhe duke e sharë të riun. "O të q* ropt, mu deshe me m'shtyp", dëgjohet duke i thënë polici të riut, ndërkohë që e godiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat