Flakët përfshijnë trenin në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vlora

Flakët përfshijnë trenin në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 21:09
Treni i djegur

Vagonët që përdoreshin për transport udhëtarësh, në stacionin e trenit në Vlorë u përfshinë këtë mbrëmje nga flakët.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi në zonën e stacionit të trenit qëndrojnë vazhdimisht endacakë.

Mësohet se vagonët e përfshirë sot në flakë janë funksional e shërbejnë për transportin e udhëtarëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat