Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, gjatë orëve të fundit. Përmbytje ka pasur sidomos në pjesën jugore të vendit. Rrugët e Vlorës janë mbushur me ujë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Kjo është dita e dytë e vazhdimit të reshjeve.
Situata paraqitet e vështirë. Raportohen raste, kur kalimtarët kalojnë në të njëjtën rrugë me automjetet.