Vlorë, gjendet adoleshenti i humbur

Vlora

Vlorë, gjendet adoleshenti i humbur

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 15:26
I mituri me inicialet A.M.

Një 14 vjecar i denoncuar i zhdukur nga familjarët, është gjetur nga policia, pas disa orë kërkimesh nga policia e Vlorës.

I mituri me inicialet A.M u gjet në një internet kafe ku dyshohej sipas policisë së qytetit bregdetar që ka qëndruar  për orë të tëra duke luajtur “playstation”.

Ende nuk dihet ku e ka kaluar nxnënësi i klasës së 9 natën.

Më herët, prindërit, pas denoncimit të rastit në polici, deklaruan për mediat se djalin e kishin përcjellë për në shkollën “24 Maji”, dhe prej andej nuk e kishin parë më.

Pas publikimit të rastit, kanë qenë pronarë të internet kafesë që kanë njoftuar policinë për vendndodhjen e adoleshentit.

Njoftimi i policisë:

Policia ka shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, shtetasin A.M., 15 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi të mitur u bë pas denoncimit të bërë ditën e sotme nga babai i fëmijës, shtetasi M.M., 48 vjeç, i cili ka kallëzuar se më datë 13.09.2016, fëmija i tij është nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më në banesën e tyre.

Po punohet për gjetjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat