Vlora e përmbytur, shihni si bie nxënësi me gjithë çantë në ujë

Vlora

Vlora e përmbytur, shihni si bie nxënësi me gjithë çantë në ujë

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 23:10
Pamje nga video

Një situatë problematike është krijuar sot në Vlorë për shkak të reshjeve të shiut.

Vetëm 20 minuta shi dhe rrugët u mbuluan nga uji, çka ka sjellë probleme në lëvizjen e qytetarëve e sidomos fëmijëve, të cilët shkonin ose dilnin nga shkolla.

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti ka arritur të kapë një moment kur një nxënës, rreth 11 vjeç megjithëse po ecte me shumë kujdes bie në ujë me gjithë çantën e shkollës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ndërsa nxënësi kalonte nga “Rruga e Çipajve” në drejtim të “Aleksandrisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat