Palma rrëzohet në Vlorë dhe zë poshtë dy makina

Vlora

Palma rrëzohet në Vlorë dhe zë poshtë dy makina

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:31
Ilustrim

Një palmë në zonën e Skelës në Vlorë është rrëzuar duke dëmtuar dy automjete të parkuara përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme. Incidenti u shënua rreth orës 23:00 të së dielës, ndërsa sot në mëngjes mjetet e shërbimeve publike ndërhynë për të zhvendosur automjetet dhe palmën e rërzuar.

Prej dy vitesh rreth 1200 palma të llojit Fenix janë dëmtuar , ndersa ende nuk jane hequr nga bulevardi Vlorë Skelë edhe pse rrezikojnë çdo ditë për të shkaktuar incidente të tilla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat