Parku i Llogorasë vizitohet në çdo stinë

Vlora

Parku i Llogorasë vizitohet në çdo stinë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 20:26
Parku

Parku i Llogorasë gjendet afro 40 kilometra në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante, në të cilat ndihet ndikimi i korenteve dhe erërave të forta.

Pisha Flamur, gjendet në parkun Kombëtar të Llogorasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 metra mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes.

Ky monument i natyrës ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike.

Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik.

Aty gjendet dhe një fshat turistik tepër i vizitueshëm me një kopësht të vogël zoologjik.

Nëpërmjet këtij parku kalon dhe rruga bregdetare që të çon në Dhërmi, Himarë, Borsh dhe Sarandë. Kjo është edhe një arsye që në restorantet dhe hotelerinë e këtij parku, ka vizitorë në çdo kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat