Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, dhjetra gra e vajza u mblodhën në një aktivitet të zhvilluar në sallën e Teatrit “Petro Marko”.
Në këtë aktivitet u u përcollën mesazhe domethënëse dhe u shtrua nevoja e ndërgjegjësimit për të parandaluar këtë sëmundje e për të shpëtuar jetë.
Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, ku theksoi se, askush nuk duhet të neglizhojë e të tregohet indiferente e të rrezikojë.
“Të ndryshojmë mentalitet, të tregojmë kujdes, të jemi vigjilentë ndaj një sëmundjeje që rrezikon jetë, nëse nuk zbulohet e diagnostikohet në kohë”, theksoi Leli.
Sipas tij, kujdesi dhe vëmendja për të parandaluar, përbën edhe një ndryshim thelbësor dhe është tregues për një shoqëri që ecën drejt emancipimit, drejt zhvillimit.
Aktiviteti i sotëm, shënoi edhe nisjen e një sërë veprimtarish në kuadrin e muajit të ndërgjegjësimit në Luftën Kundër Kancerit të Gjirit, në Bashkinë e Vlorës.