Moti i keq, një traget përplaset në portin e Vlorës

Vlora

Moti i keq, një traget përplaset në portin e Vlorës

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 09:41
Porti i Vlorës

Moti i keq ka sjellë probleme të mëdha edhe në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Në këtë të fundit mësohet se është pezulluar puna.

Shkak për këtë pezullim ka qenë fakti se njëri prej trageteve që po ankorohej është përplasur me bankinën e portit duke sjellë problem. Kjo ka bërë që kapitaneria të pezullojë për momentin punën.

Moti dhe deti me dallgë ka bërë të pamundur ankorimin e anijeve dhe trageteve duke pezulluar punën edhe në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat