Vullnetarë për pastrimin e plazhit të Livadhit

Vlora

Vullnetarë për pastrimin e plazhit të Livadhit

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 20:54
Pastrimi i plazheve

Përpjekjet për të mbajtur pastër plazhet nuk kufizohen vetëm gjatë sezonit turistik .

Këtë herë punonjësit e Bashkisë Himarë së bashku me ndihmën e nxënësve të shkollës Greke “Omiros” ishin në plazhin e Livadhit, si pjesë e përpjekjeve për të mbajtur të pastër plazhet e Himarës.

Pjesë e rivierës shqiptare, me një reliev të thyer shkëmbor, Himara përbën një ndër plazhet më ekzotike të vendit, duke afruar kështu mijëra pushues.

E njohur për aktivitetet sportive, kjo zonë vizitohet gjithashtu edhe nga mijëra parashutistë që kërkojnë të sfidojnë natyrën. Çdo vit në këtë perlë shqiptare vijnë të huaj nga Austria, Gjermania, Zvicra, Italia për të provuar hedhjen me parashutë drejt detit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat