Vlonjatët e akuzojnë kryebashkiakun për tragjedinë: 'Mos bëj si ku*vat, si nuk të vjen turp!"

Vlora

Vlonjatët e akuzojnë kryebashkiakun për tragjedinë: 'Mos bëj si ku*vat, si nuk të vjen turp!"

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:55
Dritan Leli

Qytetarët e Vlorës janë revoltuar me kryebashkiakun Dritan Lelin, pas vdekjes së adoleshentit, ngjarje kjo që shkaktoi shumë zemërim. Leli nuk ka bërë asnjë reagim për këtë ngjarje, por ka bërë diçka tjetër akoma më të keqe, ai ka ftuar qytetarët që së bashku me të, të festojnë sot në sheshin e Vlorës ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Komentet kanë qenë të gjitha negative, qytetarët e revoltuar për këtë ngjarje dhe rrugët e lëna përgjysmë, përmbytjet etj, i kanë kërkuar kryebashkiakut të mbajë përgjegjësi për këtë situatë. Por, ai ka bërë një veprim tjetër të rëndë, u ka fshirë komentet dhe duke e parë "fshesën" që po përdorej, disa prej tyre u bënë edhe "screenshot" komenteve. Nëse shikoni profilin e tij, edhe komentet e ditës së sotme janë fshirë, një kryetar që nuk dëgjon zërin e atyre që e votuan, por i shkel me këmbë.

Dritan Leli vazhdon të përdorë "fshesën" dhe asnjë reagim deri tani. Nuk dihet nëse do ketë protestë sot në Vlorë për këtë ngjarje, apo do mblidhen militantët për t'ju bashkuar festës së Lelit.

Disa nga komentet në postimin e Dritan Lelit në Facebook:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat