Gjermeni ndan lejet e legalizimit për 172 familje në Novoselë

Vlora

Gjermeni ndan lejet e legalizimit për 172 familje në Novoselë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 19:13
Pamje nga aktiviteti

172 familje në Novoselë të Vlorës morën këtë të premte lejet e legalizimit.

Shumë prej tyre kishin aplikuar prej më shumë se 10 vitesh, duke u sorollatur nga njëra zyrë në tjetrën.

Sot, në prani të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deputetes së Vlorës, Valentina Leskaj, drejtorit të ALUIZNI-t, Artan Lame dhe drejtues të pushtetit vendor në Vlorë, me procedura tërësisht falas dhe në një kohë rekord, këto familje morën dokumentin e pronësisë për mundin e dhjetra viteve punë.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, gjatë shpërndarjes së legalizimeve tha se, “vetëm për vitin 2016 kemi legalizuar rreth 52 mijë objekte në mbarë vendin”. “Brenda këtij muaji të fundit të vitit,  synojmë që numri i objekteve të legalizuara të shkojë në 100 mijë ose katër herë më shumë se numri i objekteve të legalizuara në qeverisjen e mëparshme”, tha Gjermeni.

Ky proces, vijoi ajo, po vazhdon edhe në rrethe të tjera të vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat