Letra prekëse e vogëlushit nga Vlora për "Babagjyshin": Dua një punë për babin tim

Vlora

Letra prekëse e vogëlushit nga Vlora për "Babagjyshin": Dua një punë për babin tim

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 12:48
Ilustrim

Për fëmijët, ‘Babagjyshi i viti të ri”, ekziston dhe madje besojnë së dëshirat e tyre një ditë do të zgjidhen nga ai.

“Babagjyshi Sekret” është faqja e cila ka lindur si një bashkëpunim i shoqatës “Ura” dhe partnerëve të saj, të cilët funksionojnë si një “babagjysh online” i cili mundëson fëmijëve plotësimin e dëshirave.  Faqja është konceptuar e tillë për të pranuar çdo dëshirë të fëmijëve të vegjël, të cilët do të presin më pas për një përgjigje nëse dëshira e tyre do të marrë zgjidhje nga individë, biznese apo fondacione të ndryshme që mund t’ua realizojnë ato. Përtej çdo dëshire për telefon të shtrenjtë, kompjuter apo gjëra të vogla materialë, ndërkohë që fëmijë ka shprehur një dëshirë tepër të veçantë. Ai kërkon një punë për të atin. 

Letra 

I dashur Babagjysh, 

Unë që po të shkruaj quhem Enea. Jam 9 vjeç dhe mësoj në klasën e katërt në shkollën 9-vjeçare ‘Lef Sallata’. Unë jam nga qyteti bregdetar Vlorë. Prej disa vitesh nuk kam marrë asnjë dhuratë, pasi babi im është i papunë. Më shumë se një dhuratë, dua një punë për babin tim. Të lutem Babagjysh plotësoma dëshirën time për këtë dhuratë që quhet punë! Babagjysh unë kam dhe një vëlla më të madh se vetja. Ai është në 14 vjeç dhe mëson në klasën e nëntë. Edhe ai dëshiron të njëjtën dhuratë. Babagjysh! Unë shpresoj… 

Me respekt Enea Velo 

Image

Faqja Babagjyshi Sekret u bën thirrje individëve, bizneseve të cilat mund të regjistrohen me emrin dhe NIPT-in e tyre, të ndihmojnë babain e Eneas me një punë, pasi për këtë ska nevojë të ekzistojë një "Babagjysh", mjafton dëshira për të bërë mirë në këto prag festash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat