Beqaj nga Vlora: 1200 pacientë përfitojnë proteza falas

Vlora

Beqaj nga Vlora: 1200 pacientë përfitojnë proteza falas

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:37
Ilir Beqaj

Spitali Rajonal i Vlorës është spitali i parë pas Tiranës, i cili ofron falas për pacientët që kanë nevojë protezë ortopedike.

Deri më sot, janë rreth 15 pacientë të Qarkut të qytetit bregdetar që kanë përfituar nga ky shërbim. 

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nga spitali Rajonal i Vlorës deklaroi se janë 80 milionë lekë të rialokuara për buxhetin e Spitalit të Vlorës vetëm për financimin e protezave.

“Kjo që kemi zgjedhur për të bërë një mënyrë kontraktimi që quhet marrëveshje e përgjithshme, që nuk e kemi stokun këtu, sipas rastit, kompania sjell një gamë materialesh mjekësore, pastaj mjekët zgjedhin atë që duhet, ne e shlyejmë në fund të muajit,” u shpreh z. Beqaj, ndërkohë që shpjegoi se janë rialokuar këtë vit 80 milionë lekë për buxhetin e këtij për Spitalin e Vlorës. “Kjo është ndihmë sigurisht për të sëmurët, mbështetje për mjekët që mund ta bëjnë siç duhet gjithë ndërhyrjen e tyre”, u shpreh Beqaj.Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se janë afro 1200 veta në të gjithë vendin që do të përfitojnë proteza ortopedike falas gjatë këtij viti. 

Ndërkohë, dr. Genci Mersini, ortoped në spitalin Rajonal të Vlorës, thotë se ecuria e pacientëve që kanë vendosur protezë falas në këtë spital është e mirë, teksa thekson se kjo është një ndihmë jo vetëm për pacientët dhe familjarët e tyre por edhe për vetë mjekët të cilët tashmë kanë mundësi për t’ju shërbyer më mirë pacientëve që kanë nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat