Shpërthim eksplozivi, shkatërrohet e digjet makina luksoze në Vlorë

Vlora

Shpërthim eksplozivi, shkatërrohet e digjet makina luksoze në Vlorë

Më: 29 janar 2017 Në ora: 09:17
Shpërthim eksplozivi

Një shpërthim eksplozivi dhe më pas flakë. Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës është djegur pjesërisht një makinë që ishte e parkuar.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pallati në lagjen "Pavarësia", ku automjeti tip Audi-Q7, në pronësi të Flamur Lamaj, (Peçaj) 46 vjeç, ka marrë flakë e për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij.

Nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet që mjeti mund të jetë djegur qëllimisht me një sasi të vogël të dyshuar lëndë plasëse, e cila është hedhur poshtë mjetit.

Po punohet për hetime të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat