LIBRA mbledh 10 mijë firma, incident në Vlorë, bashkia i heq çadrën

Vlora

LIBRA mbledh 10 mijë firma, incident në Vlorë, bashkia i heq çadrën

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 15:43
Çadra e LIBRA-së

Partia LIBRA e drejtuar nga Ben Blushi ka nisur në disa qytete mbledhjen e 10 mijë firmave për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë që procesi ka vijuar normalisht në qytetet e tjera në Vlorë bashkia i ka hequr çadrën e vënë.

Rasti është denoncuar nga Ben Blushi përmes një statusi në “Facebook”.

“LIBRA mbledh 10000 firma. KQZ refuzon të regjistrojë kandidatët LIBRA për deputetë duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe moralin e zgjedhjeve të qershorit. Ne do mbledhim më shumë se 10000 firma nga 5000 që kërkohen.

Kjo çadër është ngritur sot në Vlorë ku ftohen qytetarët të mbështesin hyrjen e LIBRA-S në zgjedhje. Edhe në Tiranë e kudo po mbledhim firma. Ju pres të gjithëve”, tha Blushi në “Facebook”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat